Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë publikoi dje çmimoren e re të derivateve të naftës.
Sipas njoftimit të ri, çmimi maksimal i lejuar për produktin Dizel është 1.73 Euro për litër, çmimi maksimal i lejuar për produktin Benzinë është 1.41 Euro për litër, si dhe çmimi maksimal i lejuar për produktin Gas është 0.72 Euro për litër.
Kjo çmimore, që hyri në fuqi dje, do të vlejë edhe sot.