Site icon PrishtinaPress

Çmime marramendëse për biletat për ndeshjen hapëse të Evropianit

Biletat e shitura nga duar të dyta janë “plaga” e madhe e futbollit.

Nga kjo nuk ka shpëtuar as “Euro 2024”. Sipas “BBC”, për një biletë në ndeshjen hapëse mes Gjermanisë dhe Skocisë shifrat e biletave të rihedhura në treg kanë arritur shifra rekord.

Kështu një tifoz gjerman apo skocez, i cili preferon të asistojë në këtë takim, por nuk ka patur fat në shortin e bërë nga UEFA ku u shitën plot 2.7 milionë bileta, tani i duhet që të paguajë deri në 12.800 mijë stërlina (15.000 mijë euro).

Sipas “BBC” bileta më e lirë e vendosur në dispozicion nga UEFA për këtë ndeshje vlente 43 stërlina (50 euro) ndërsa në platformat e ku rishesin bileta të eventit e njëjta biletë kushton 600 stërlina (700 euro).

Biletat më të shtrenjta, ato të kategorisë së pare, për ndeshjen hapëse në portalin e UEFA-s u shitën për 513 stërlina (600 euro) ndërsa sot në platfortmat ku rishiten biletat i njëjti vend shitet për plot 12.800 mijë stërlina (15 mijë euro).

Exit mobile version