“AS” shkruan se me kontratën e re, Dybala do të fitojë 7 milionë euro në sezon aq sa aktualisht fiton edhe Gonzalo Higuain.
23-vjeçari do të nënshkruajë kontratë me Juven deri në vitin 2021 dhe klubet që duan atë (Real Madrid e Barcelona) duhet të paguajnë 200 milionë euro, pasi kjo do të jetë klauzola e lojtarit që konsiderohet “Messi i ri argjentinas”.