Site icon PrishtinaPress

Çmendet City, ka gati ofertën marramendëse për Messin (Foto)

Pep Guardiola e dëshiron Leo Messin në “Etihad”

Sipas Daily Record, Guardiola ka bërë gati 100 milionë funta për pesë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messin, i cili është prioriteti kryesor i spanjollit për afatin kalimtar të verës, transmeton Gazeta Express.

Bisedimet për rinovimin e kontratës mes Messit e Barcelonës kanë ngecur dukshëm dhe Pep Guardiola dëshiron të shfrytëzojë këtë situatë për ta transferuar argjentinasin në Premierligë.

Drejtuesit e klubit anglez besojnë se Guardiola mund ta bindë Messin që të provojë një aventurë të re, të cilin do ta bëjnë lojtarin më të paguar në histori, duke i ofruar 500 mijë funta në javë.

Exit mobile version