Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka vizituar sot fshatin Tërnoci i Madh, në Bujanoc dhe në oborrin e shkollës fillore Muharrem Hadria, ai është pritur nën titujt e këngës që mban refrenin ‘Kosova është Shqipëri’.
Portali serb Kurir e cilëson këtë ngjarje si ‘skandal’, transmeton portali arbresh.info.
Bujar Nishani u prit nga shumë njerëz në oborrin e shkollës, që në duar tundnin flamurë të Shqipërisë.
Kjo është vizita e parë e një presidenti shqiptar në këtë zonë. Shaip Kamberi, kryetar i Bujanocit, beson se Tirana ka mundësi ta ndihmoj Luginën e Preshevës.
Qytetarët shpresojnë se ndikimi politik i Shqipërisë mund të zgjidh shumë problem për ta si ndërmjetsues tek qeveria në Beograd.