Ish-Prsidenti i SHBA-së Bill Clinton është pritur sot me ceremoni të veçantë nga Kryeministri i vendit Edi Rama, ku do të nderohet me “Yllin E Mirënjohjes Për Arritjet Publike”.
Teksa mori fjalën e tij, kryeministri Rama i cili shprehu falënderimet e tij ndaj ish-presidentit dhe tha se ka qenë pikërisht ai që bëri të mundur gjetjen e aleatëve për çlirimin e Kosovës.
“E vërteta si drita e diellit, është se pa atë revolucion politik brenda të majtës europianë, ku e majta ideologjike në perëndim të Evropës shikonte te Millosheviçi një viktimë potenciale të imperializmit amerikan dhe jo një xhelat të pashpirt të popullit të dhunuar të Kosovës, presidenti Klinton nuk do i kishte gjetur kurrë aleatët për shkrimin e historisë së çlirimit të Ballkanit perëndimor nga diktatori i fundit.
Ai me 5 aleatët kryesor mundësoi vendimmarrjen historike të NATOS-s çlirimin e Kosovës dhe çeljen e një epoke të re, për këtë lagje si fuçia e barutit në zemër të Europës me emrin Ballkan.