Site icon PrishtinaPress

Clinton në Tiranë, Xhavit Haliti pret mesazh nga ai për Prishtinën

Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti në një intervistë për ABC News ka komentuar vizitën e ish-presidentit amerikan Bill Clinton, në Shqipëri, në mes të krizës në veri të Kosovës, si një mesazh ndaj asaj që po ndodh në Prishtinë.

“Është vizitë e veçantë e presidentit me të cilin lidhet liria e Kosovë dhe me të cilën shqiptarët frymuan ndryshe nga shekulli i kaluar dhe me të cilat presidenti Clinton në kushtet kur forcat serbe kishin dëbuar më shumë se 1 milionë shqiptarë nga shtëpitë përmes masakrave dhe genocidit më të madh u bë edhe ndërhyrja e NATOS dhe e SHBA. Në sajë të negocimit dhe kontributi që ka dhënë Shqipëria për të negociuar drejtpërsëdrejti me strukturat e SHBA. Për ne në Kosovë është zoti në qiell dhe SHBA në tokë.”

Haliti i kërkon edhe një herë kryeministrit Kurti që të reflektojë mbi qëndrimet e tij, dhe të marrë parasysh këshillat e ndërkombëtarëve dhe në veçanti vizitën e ish presidentit Clinton.

“Si zë i opozitës dhe si person i kërkoj që të reflektojë për gjendjen në të cilën ka sjellë Kosovën dhe ndonjë mesazh që mund të bëjë ish presidenti Bill Clinton duhet që ta marrë parasysh ashtu siç duhet që të merrte parasysh këshillat e ndërkombëtarëve të dhëna herë pas here. Unë besoj se nëse mesazhi i Clinton do të jetë I fuqishëm dhe ato që janë të hutuar do të jenë në linjën e shumicës.”

Sa i takon masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës. deputeti i PDK-së tha se i trembet një vale të dytë sanksionesh, teksa kërkoi gjithashtu që opozita të lërë manjanë inatet dhe të krijojë një strategji për daljen nga kriza

“Unë jam duke u trembur jo vetëm nga sanksionet e BE-së por edhe të SHBA-së dhe po e lus publikisht Kurtin që të reflektojë dhe të na e lërë ne përgjegjësinë e gabimeve. Ne si parti po diskutojmë në lidhje me masat e marra pas sanksioneve nga BE por si opozitë nuk kam parë që mund të ndërtojmë një strategji të përbashkët por për shkak të këtyre politikave po vuajnë gabime tona edhe qytetari i thjeshtë.”

Haliti tha se nëse Kurti nuk reflekton shpejt do të ketë edhe protesta nga opozita në Kosovë

 

Exit mobile version