4.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Clinton: Kosova meriton të jetë në BE dhe në NATO, si shtet i pavarur

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me ish-presidentin e SHBA-së, Bill Clinton, i cili po qëndron në Kosovë me rastin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Ish-presidenti, Bill Clinton, ka thënë se Kosova është shembull i demokracisë dhe përkushtimit për të jetuar në paqe me fqinjët.

“Sot e gjithë bota sot, në gjithë këtë trazirë duhet ta shohë Kosovën si vend të demokracisë, i përkushtuar të përmirësohet e të rritet, dhe të jetojnë në paqe me fqinjët. Gjë kjo e cila është diçka për të cilën duhet të punojë çdo shtet, i madh e i vogël , brenda dhe jashtë kufijve të tyre. Unw mendoj që e keni mundësinë të bëheni shembull i botës edhe për 20 vjet tjera”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ajo çka është arritur deri më tani është falë vendimit të popullit kosovar për të ndërtuar vendin.

“Jam krenar që  isha president i SHBA-së në kohën kur populli i Kosovës kishte nevojë, që të mos ketë më njerëz që lënë shtëpitë të tyre, të mos ketë më vrasje, dhe të bëhet më mirë. Dhe ajo çfarë është arritur deri më sot është falë vendimit të popullit kosovar për të ndërtuar shtetin, shoqërinë dhe qeverinë dhe për të ecur drejt paqes”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

Clinton ka thënë se edhe në kohën kur ka ndihmuar shqiptarët, ka besuar që do t’ia dalin.

“Kam besuar por edhe tani besoj se do t’ia dilni, dhe këtë e keni dëshmuar”, është shprehur ai.

I pytur për dialogun, Clinton ka thënë se Kosova meriton të jetë pjesë e BE-së, NATO-s por edhe organizatave tjera, që mund të jetë një shtet i pavarur.

“Kosova meriton të jetë në Bashkimin Europian, në NATO dhe në organizata tjera. Ish Presidenti George W. Bush ka bërë punë brilante pasi e ka njohur këtë shtet vetëm një ditë pas shpalljes së pavarësisë. Të jeni të sigurt se Amerika do të vazhdojë ta përkrah shtetin e Kosovës dhe secili amerikan do të veprojë kështu”, ka thënë ai”, ka thënë ai.

Ndryshe, presidenti Hashim Thaçi duke i uruar mirëseardhje ish-presidentit Clinton ka thënë se ai ka dhënë kontribut që nuk mund shpërblehet me asgjë.

Me këtë rast, ai ka dekoruar ish-presidentin Clinton me medaljen “Urdhri i Lirisë”, për kontributin e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img