0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Clinton e Trump të përqendruar maksimalisht në ekonominë e vendit

Dy kandidatët për president janë përqendruar këto ditë tek ekonomisë, tre muaj para zgjedhjeve.
Duke folur në Detroit të Miçiganit, kandidati republikan Donald Trump tha se do t’i japë një shtysë ekonomisë amerikane pasi të pezullojë ligjet e reja në lidhje me ekonominë dhe të ulë taksat e korporatave.
Rivalja e tij demokrate Hillary Clinton, i bëri të ditur planet e saj për krijimin e vendeve të reja të punës dhe masa për ta bërë arsimimin e lartë më të përballueshëm për të gjithë gjatë një takimi elektoral në Florida.
Trump i tha një audience në Klubin Ekonomik të Detroitit se plani i tij “America First” do ta përmirësojë qytetin dhe tërë vendin. Në një përpjekje të qartë për të tërhequr sa më shumë votues, ai premtoi se do të ulë taksat për shumicën e amerikanëve dhe se shpenzimet për kujdesin e fëmijëve nuk do të taksohen:
“Unë po propozoj një pakësim taksash mbi të ardhurat për të gjithë, por sidomos për klasën e mesme. Kjo do të rezultojë në miliona vende të reja pune të mirëpaguara. Të pasurit do të paguajnë pjesën që u takon, por askush nuk do të paguajë aq shumë sa të ketë ndikim mbi vendet e punës, ose të dëmtojë aftësinë tonë, si një komb, për të konkurruar”.
Zoti Trump tha se rivalja Clinton do të vazhdojë atë që demokratët kanë bërë me kohë: eksportimin e bizneseve dhe vendeve të punës dhe rritjen e taksave.
“Ne i ndëshkojmë kompanitë nëse prodhojnë në Amerikë, por i lejojmë t’i sjellin mallrat që i prodhojnë jashtë pa paguar taksa”.
Fokusi i fjalimit të kandidates Clinton në Florida ishte gjithashtu krijimi i vendeve të punës të mirëpaguara.
“Dua të jem personi që ndihmon me krijimin e vendeve të reja të punës, me rritjen e të ardhurave, dhe në 100 ditët e para, unë do të punoj me të dyja partitë për të miratuar investimin më të madh për vende të reja pune që nga Lufta e Dytë Botërore”.
Zonja Clinton tha se vendet e reja të punës do të jenë në industri përpunuese dhe infrastrukturë, por edhe në energji të pastër dhe inovacion. Ajo premtoi ta bëjë më të lehtë për të rinjtë që të paguajnë borxhet e universitetit studentore dhe të hapin biznese të vogla:
“Nëse doni të hapni një biznes, ne do ta shtyjmë afatin për pagesën e kredisë studentore kështu që mund të merrni para hua për të filluar punë”.
Ajo gjithashtu akuzoi kandidatin Trump për mungesë idesh të reja. Zonja Clinton tha se plani i tij do të ulë taksat për korporatat e mëdha dhe njerëzit e pasur, një strategji kjo, tha ajo, që ka dështuar kur është vënë në zbatim nga republikanët në të kaluarën nën pretekstin se do të nxisë rritjen ekonomike.
Zoti Trump është duke punuar në mënyrë agresive për t’u ngritu rnë anketa pas një jave polemikash që dëmtuan fushatën e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img