Ish-presidenti, Bill Clinton ka arritur në Shqipëri, ka njoftuar kryeministri Edi Rama.
Rama ka publikuar një foto nga aeroporti i Rinasit, ku e ka quajtur mik të përjetshëm të shqiptarëve.
Kryeministri shqiptar ka ftuar qytetarët te kryeministria në orën 18:30 për ceremoninë e mikpritjes për ish-presidentin Clinton.
Kujtojmë që kjo do të jetë hera e parë që Clinton do të qëndrojë në Shqipëri.