-4.3 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Clark: Serbia ta njohë Kosovën, tani është koha

Për çdo 24 mars Kosova shënon një prej ditëve të saj të bardha.

Sivjet janë bërë 22 vjet prej kur Aleanca Ushtarake Veri-Atlantike – NATO nisi bombardimet e saj ndaj Serbisë dhe caqeve të saj ushtarake në Kosovë.

Operacionin që zgjati 78 ditë dhe kulmoi me çlirimin e Kosovës, e ka drejtuar Gjenerali amerikan, Wesley Clark, i cili ishte Komandant Suprem i Forcave të NATO-s.

Gjenerali Clark ka folur pak ditë pas shënimit të përvjetorit të kësaj ngjarjeje, duke thënë se s’kishte mbetur rrugë tjetër.

“Pas masakrës së serbëve mbi fshatarët në Reçak në janar, përdorimi i forcës u bë i domosdoshëm sepse Millosheviq kishte ndarë mendjen që të ndërmerrte veprime policore dhe ushtarake kundër Ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës”, ka pohuar Clark për Klan Kosovën.

Burri që ishte prijetar i aksionit bombardues mbi Serbinë, 22 vjet pas thotë se është koha që Beogradi zyrtar ta njohë Kosovën si të pavarur.

“Pa dyshim se është koha që Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Shpresoj që Presidenti Joe Biden dhe ekipi i tij do të gjejnë një rrugë konstruktive që çon përpara të gjithë rajonin dhe Kosovën në veçanti”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img