1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Clark kujton bisedën me ambasadorin amerikan: Serbët bënë gabim, kanë vrarë familjen Jashari

Ish-gjenerali i NATO-s, Uesley Clark, ka treguar se si i erdhi lajmi për vrasjen e familjes Jashari në kohën sa ky ishte në Maqedoni.

Ai ka deklaruar se Sllobodan Millosheviq e kishte të pamundur të mundte UÇK-në dhe për pasojë vriste shqiptarë të pafajshëm.

“Kur i trajton njerëzit keq, të ngriten kundër më shumë. Sa herë që luftonin kundër UÇK-së, vrisnin shqiptarë. Kështu shqiptarët irritoheshin edhe më shumë”, tha ai në Klan.

Ai tregon edhe se si i erdhi lajmi për vrasjen e familjes Jashari.

“Në mars 1998 Shkova në Maqedoni të shihja task-forcën me 1000 ushtarë në kufi. Kur u ula mora një telefonatë nga ambasadori amerikan. Më kërkoi të takohesha urgjent me presidentin Gligorov. Ai më tha se dicka shumë e keqe do të ndodhë. Serbët bënë një gabim të madh. Kanë vrarë të gjithë familjen Jashari dhe kanë acaruar shqiptarët”, thotë ai.

“Ai më tha: Shqiptarët nuk janë si boshnjakët, këta do të luftojnë. Këtu do të ketë vërtetë konflikt”, shtoi gjenerali Clark.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img