0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Clark angazhohet nga qeveria “Kurti”, bëhet këshilltar i ministrit Mehaj

Ish-komandanti i trupave të NATO-s, Welsey Clark, nga sot do të jetë këshilltar special i Armend Mehajt, ministrit të Mbrojtjes së Kosovës.

Clark e ka pranuar ftesën e Mehajt për të qenë këshilltar i tij. Ai sot ka ardhur në Kosovë ku është takuar me ministrin Armend Mehajn dhe me komandantin e përgjithshëm të FSK-së, Rrahman Ramën.

Gjenerali amerikan e ka udhëhequr fushatën 78-ditëshe të NATO-s kur kanë bombarduar caqet e ushtrisë serbe.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj pas takimeve që zhvilloi me Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjeneralin amerikan Wesley Clark tha se ai është ka rol kyç për Kosovën dhe lirinë e saj.

Në takimin e përbashkët Mehaj e njoftoi Clark për të arriturat e Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në shenj mirënjohës, Mehaj tha se qendrën për studime universitare të FSK-së do ta emëroj “Wesley Clark”.

“Kemi nderin të mirëpresim në Kosovë gjeneralin historik të ShBA-së. Clark ka rolin kyç dhe vendimtar në çlirimin Kosovës në lirinë tonë. E informova gjeneralin për të arriturat e Kosovës dhe të arriturat e FSK-së e cila po zhvillohet në një forcë moderne dhe ndërvepruese. FSK ka synim integrimin në NATO dhe dërgimin jashtë vendit për siguri dhe mbrojtje. Ne kemi djemtë tanë në Kuvajt, kjo është një arritje e jonë e përbashkët me SHBA dhe kjo është arritje e madhe për shtetin e Kosovës. Kisha nderin të ndaj përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për ngritjen e kapaciteteve për FSK dhe ngritjen e buxhetit për ushtrinë. Për nder të gjeneralit do të emëroj shkollën tonë të oficerëve qendrën e studimeve universitare “Wesley Clark”. Gjeneral Clark është personalitet i lartë për Kosovën”, tha ai.

Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark e falënderoi ministrinë për mikpritjen dhe u shpreh i nderuar që ndodhet në Kosovë.

Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark në konferencën e përbashkët me ministrin e mbrojtjes Armend Mehaj tha se është i impresionuar me demokracinë e lirinë e Kosovës.

Ai u shpreh falënderues për ftesën dhe shtoi se është i nderuar që gjendet në Kosovë.

“Jam i nderuar të jem këtu e të kthehem përsëri në Kosovë. Jam i impresionuar me demokracinë e lirinë në Kosovë përgjatë gjithë këtyre viteve”.

Kurse ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj tha se gjenerali Clarck ka rol vendimtar në çlirimin dhe lirimin e Kosovës

Mehaj theksoi se ka njoftuar Clarck për rolin dhe të arriturat e FSK-së.

Ai ka treguar se shkollën e FSK-së ndo ta emërojë Qendra Universitare Wesley Clarck.

“Sot kemi nderin të mirëpresim në Kosovë gjeneralin historik të SHBA-së, gjeneral Clarck ka rolin kyç dhe vendimtar në çlirim e Kosovës dhe lirinë e Kosovës. E informova gjeneralin për të arriturat e Kosovës dhe FSK-ja ka bërë arritje të mëdha dhe po shndërrohet në forcë moderne”.

“FSK-ja ka prioritet integrimin në NATO. Për ndër të gjeneralit historik do të emëroj shkollën tonë të oficerëve të FSK-së me emrin Qendra e Studimeve Universitare Wesley Clarck”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img