Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon sot seanca plenare në të cilën po trajtohen pika të rendit të ditës të mbetura edhe nga seancat e kaluara, mirëpo edhe të reja.
Një situatë pak konfuze u krijua kur deputeti i VV-së, Dimal Basha, kërkoi të marrë fjalën, mirëpo këtë nuk ia lejoi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Ky i fundit madje iu drejtua me fjalët “Çka u ba Dimal, kadal se Adnani njëhere flet, tani ti me pyetjet e deputetëve”.
Kjo situatë nuk kaloi pa reagime nga deputetët e më shumë nga nënkryetarja Saranda Bogujevci.