Site icon PrishtinaPress

Çka pritet të ndodhë sot në Kosovë?

08:30

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, bashkë me drejtoreshën e Arsimit, Besianë Musmurati, do të shpalosin planin e veprimit për siguri në shkolla 2023/26. (Kino “Armata”, Prishtinë).

09:30

Vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës. (Hagë)

09:50

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Guvernatoren e Shtetit të Iowas, Kim Reynolds. Pas takimit, Osmani dhe Reynolds do të nënshkruajnë marrëveshjen e marrëdhënies së shteteve simotra dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. (Zyra e presidentes/ Holli i Kuvendit).

10:00

Mbahet takimi i 231-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i KPK-së, rr. “Luan Haradinaj”, Prishtinë)

10:30

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

11:00

Lëvizja për Demokraci mban aktivitet simbolik para zyrës së BE-së, për të kërkuar angazhimin e Bashkimit Evropian në lirimin e tre policëve të kidnapuar nga Serbia në territorin e Kosovës. (Para zyrës së BE-së në Prishtinë).

11:15

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Guvernatoren e shtetit të Iowa-s, Kim Reynolds. (Kabineti i kryetarit).

11:50

Guvernatorja e shtetit amerikan të Iowas, Kim Reynolds takohet me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. (Objekti i MPJD-së).

12:00

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, C301).

13:00

Gjimnazi “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” organizon një konferencë me rastin e Ditës kundër Drogave dhe Javën kundër Alkoolit, që synon të theksojë rëndësinë e ndërgjegjësimit publik për rrezikun që sjell përdorimi i drogave dhe alkoolit në shoqëri. (Biblioteka e gjimnazit, Drenas)

Exit mobile version