6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Çka preferojnë meshkujt te një femër?

Meshkujt dhe femrat shpeshherë brengosen se çfarë ju duket tërheqëse seksualisht personave të gjinisë së kundërt.

Por më poshtë, mund t’i gjeni se çfarë preferenca kanë djemtë për femrat:

Femrat me proporcionin e duhur të belit dhe ijëve

Trupi i një gruaje është pjesë e rëndësishme për meshkujt, e veçanërisht proporcioni i gjerësisë së belit me ijët e saj.

Jo vetëm që meshkujt e konsiderojnë këtë proporcion si të rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm, por e ndërlidhin edhe me pjellorinë.

Meshkujt i pëlqejnë gratë të cilat veshin rroba me ngjyrë të kuqe

Përderisa ngjyra e buzëve dhe syve të një gruaje është më pak e prirë për ta kapë interesin e një mashkulli, fustani i kuq mund të jetë tejet tërheqës për syrin mashkullor.

Psikologët nga Universiteti i Rochesterit kanë treguar, pas eksperimenteve të kryera, se meshkujt i shohin më atraktive dhe më të dëshirueshme seksualisht femrat të cilat veshin fustane me ngjyrë të kuqe.

Femrat “e mira”

Nuk është ndonjë sekret se shumica e femrave e duan një të ashtuquajtur “djalosh të rrezikshëm”, por çfarë mendojnë meshkujt rreth këtyre karakteristikave te gratë? Një studim i fundit i publikuar në “Personality and Social Psychology Bulletin”, ka konfirmuar se meshkujt i pëlqejnë më shumë femrat e sjellshme, e veçanërisht kur një mashkull është duke kërkuar lidhje afatgjatë

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img