Site icon PrishtinaPress

Çka po ndodhë në afërsi të Jarinjës(Video)

Dhjetëra persona nga organizata e ashtuquajtur “Atdhetarët serbë nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika serbe” , kanë arritur në këto momente në Jarinje për të marrë pjesë në tubimin e paralajmëruar nga kjo organizatë.

Ata nuk po lejohen nga policia serbe që ta kalojnë kufirin për të hyrë në Kosovë.

Shumë prej të tubuarve janë me maska, ndërsa po bartin flamuj të Serbisë dhe pankarta të ndryshme, ndër të cilat veçohet ajo me mbishkrimin “Kurrë kufi, Kosova është Serbi”.

Në anën tjetër, KFOR-i amerikan ka vendosur rrethoja me gjemba në pikën kufitare në Jarinjë.

Raportohet se pjesëtarët e KFOR-it kanë forcuar forcat e tyre dhe kanë shtrirë telat me gjemba në vendkalimin  Jarinje mëngjesin e sotëm.

Në videon më poshtë mund të shihni videon që transmeton në kohë reale protestën e serbëve.

Exit mobile version