-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Çka po ndodhë me LDK-në?!

Brenda pak orësh, Lidhja Demokratike e Kosovës ka lëshuar dje dy komunikata kundërthënëse. Pas daljes së Listës Serbe nga koalicioni qeverisës, partia më e madhe në vend, lëshoi një deklaratë ku bëri të ditur se lidershipi i saj ka vendosur që të ndihmojë në përmirësimin e situatës dhe kthimin e saj në favor të Kosovës, duke mos aluduar në asnjë rast se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, pas zhvillimeve të fundit. Në komunikatën e dytë, të lëshuar më vonë, thuhet se LDK do të vijë ne pushtet vetëm në bazë të një formule: me votë të qytetarëve! Pra, heshtazi kërkohej që vendi të shkonte në zgjedhje.

Lëvizjet dinake të shefit të grupit parlamentar të LDK-së.

Përderisa ky i fundit po qëndron ende në trajtim në Gjermani, duket se frenat e partisë tashmë po përpiqet t’i marrë në duar shefi i Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti. Në të gjitha paraqitjet mediale, por edhe në komunikatat e lëshuara nga LDK – që thuhet se janë produkt dhe ide e tij, ka shumë shpesh kundërthënie.

Burime brenda LDK-së thonë se tashmë ekziston një ekip që po e ndihmon Hotin në rrugën deri në zgjedhjet e ardhshme nacionale por çka është më me rëndësi në përpjekjet e tij që të shfrytëzojë rivalitetin e heshtur ndërmjet Lutfi Hazirit e Agim Veliut – dy nënkryetarëve të LDK-së të cilët pritet të jenë kandidatë për kryetar të ardhshëm të LDK-së. Ajo cka thonë burimet është se Avdullah Hoti po përpiqet të jetë kandidati konsensual për kryetar të LDK-së, ashtu siç arriti të bëhej prijës i listës zgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit, pasi në LDK pati shumë mospajtime e rivalitete për figurën që do të duhej të ishte i nominuari i partisë për kryeministër.

Hoti dëshiron të shfrytëzojë rivalitetin ndërmjet Lutfi Hazirit, Agim Veliut e Vjosa Osmanit dhe të dalë si i parapëlqyeri i Isa Mustafës, kandidat i kompromisit për kryetar i LDK-së.

Hoti shihet shpesh me figura që së voni kanë aderuar në LDK, të cilët thuhet se po e ndihmojnë atë në këtë përpjekje, duke rritur përkrahjen fillimisht nga Degët që vijnë, Rahovec, Suharekë e Prizren, por edhe në disa Degë të Prishtinës, në të cilat pritet të ketë zhvillime interesante kur të fillojë procesi i brendshëm zgjedhor.

Ajo cka mund të thuhet deri tash është se Hoti ka filluar intensivisht me punën e tij për ta arritur këtë synim, sidomos tash që kryetari i LDK-së Isa Mustafa ndodhet jashtë vendit për trajtim mjekësor.

Hoti ka filluar mbajtjen e konferencave javore nën siglën e Grupit Parlamentar, ashtu sic bënte dikur Presidenti Rugova, të cilat nuk është se kanë hasur shumë mirëkuptim në elektoratin e zjarrtë të partisë për faktin se Hoti shihet si kopje e Isa Mustafës, dhe kopjimi i veprimit të presidentit historik, ka ngjallur plot reagime.

Se Hoti ka synim kreun e LDK-së, e ka potencuar edhe Kryeministri Haradinaj javë më parë në një replikë mes tij dhe Avdullah Hotit, kur kryeministri në përgjigjjen e tij ndaj akuzave të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, i tha se Hoti nuk e kishte hallin e Qeverisë Haradinaj por hallin si të vie në krye të LDK-së.

Burime brenda partisë më të madhe në Kosove bëjnë me dije se gjithcka do të kristalizohet pas ardhjes së Isa Mustafës nga Gjermania, kur ambiciet për kryetar të ardhshëm të LDK-së do të shpërfaqen edhe në publik, të cilat Hoti do t’i shfrytëzojë me qetësi për të arritur synimin e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img