Site icon PrishtinaPress

Çka po bën Prokuroria e Pejës për vrasjet e pasluftës?

Peja është një nga komunat ku ka pasur më së shumti vrasje në periudhën e pasluftës. Që atëherë këto raste vazhdojnë të jenë të pazgjidhura.

Zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë së Pejës, Ersan Qavolli, ka thënë se janë 115 raste të tilla.

“Ka pasur vrasje ndoshta më shumë sesa në zonat e tjera. Nga 115 raste të vrasjeve të pasluftës, i kemi targetuar 10 sosh dhe kemi arritur t’i identifikojmë 6 kryerës të këtyre veprave penale të vrasjeve që kanë ndodhur në periudha të mëhershme dhe tani jemi në fazë të shqyrtimit gjyqësor” – shtoi Ersan Qavolli.

Ai ka shtuar se kohëve të fundit janë 20 vrasje, dhe 19 prej tyre janë zgjidhur.

“Pra vetëm 1 vrasje nuk e kemi zgjidhur. Dhe mendoj që kemi qenë shumë efektivë. Pasiqë puna ekipore ka sjellë edhe rezultatet e duhura” – ka thënë Qavolli.

Përderisa për vrasjen e Qerim Kelmenmdit ka thënë se janë duke u zhvilluar hetimet.

Ky rast është duke u trajtuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe unë nuk mund të jap informata lidhur me këtë rast” – tha Qavolli. /Kallxo

Exit mobile version