7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Çka parashihet me rezolutën që miratoi dje Parlamenti Evropian për Kosovën pas sulmit terrorist në Banjskë

Parlamenti Europian miratoi një rezolutë ku dënon ashpër sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës, në fshatin Banjska, dhe kërkon përballje pa vonesë e autorëve të sulmit me drejtësinë

Eurodeputetët kritikuan ashpër politikën e Serbisë ndaj Kosovës dhe e cilësojnë atë “të rrezikshme.” Rezoluta në fjalë thekson se autorë të sulmit terrorist janë “para ushtarakë serbë të mirëorganizuar në Banjska.”

Rezoluta e Parlamentit Evropian u bën thirrje të gjitha shteteve anëtare të BE-së që ende nuk e kanë dënuar sulmin e 24 shtatorit ta dënojnë atë.

Ajo thekson që “marrëveshja për liberalizimin e vizave për Kosovën nuk është dhe nuk duhet të lidhet me dialogun Serbi-Kosovë. Kjo marrveshje duhet të hyjë në fuqi më së voni më 1 janar 2024.”

Përballje pa vonesë e autorëve të sulmit me drejtësinë

Rezoluta e Parlamentit Evropian i bën thirrje Bashkimit Evropian të mbështesë hetimin nga autoritetet kosovare me mbështetjen e EULEX-it për të zbuluar të gjitha provat. Eurodeputetët i kërkojnë Serbisë të bashkëpunojë plotësisht me hetimet dhe t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin e 24 shtatorit.

“Ata janë duke banuar në Serbi dhe në përputhje me ligjin duhet të ekstradohen në Kosovë,” vë në dukje rezoluta.

Parlamenti Evropian në rezolutën e miratuar dje i bën gjithashtu thirrje Serbisë “të përmbahet nga çdo përshkallëzim i mëtejshëm që cënon rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe të parandalojë çdo kontrabandë të armëve përtej kufirit.”

Rezoluta e quan shkaktare “të rritjes së tensioneve politike në rajon mbajtjen e një dite zie kombëtare për të nderuar tre terroristët e vdekur serbë dhe portretizimin e tyre si heronj që luftuan për kauzën e serbeve.”

Rekomandim për masa kundër Serbisë

Rezoluta thekson se Komisioni dhe Këshilli Evropian duhet të marrin masa ndaj Serbisë në varësi të rezultateve të hetimeve dhe nga zbulimi i përfshirjes së shtetit serb drejtpërdrejt në sulmin terrorist të Banjskës apo në sulmet e dhunshme në veri të Kosovës në maj 2023.

“Nëse autoritetet serbe nuk janë të gatshme të bashkëpunojnë plotësisht atëhere Komisioni Europian të ngrijë fondet e dhëna Serbisë sipas Instrumentit për Asistencën e Para-Aderimit III.”

Parlamenti Evropian i bën thirrje në këtë rezolutë edhe Këshillit Evropian të miratojë “masa të synuara kufizuese, duke përfshirë, por pa u kufizuar, ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit, kundër aktorëve destabilizues në veri të Kosovës dhe liderëve të rrjeteve kryesore të krimit të organizuar.”

Rezoluta i bën thirrje Këshillit Evropian të „ndjekë shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të vendosë masa të synuara kundër Milan Radoiçiq-it.

Europarlamentarët shprehin në rezolutë keqardhjen që gjykata e Beogradit refuzoi thirrjen e Zyrës së Kryeprokurorit Publik të Beogradit për ndalimin e Milan Radoiçiq-it për shkak të rrezikut të arratisjes së tij, duke pasur parasysh se Radoiçiq mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit të 24 shtatorit 2023.

Bisnesmeni dhe politikani serb, Milan Radoiçiq, dyshohet se ka qenë i përfshirë në krimin e organizuar dhe në sulmin në Banjska.

KFOR-i të ketë plan kontrolli në veri ë Kosovës

Parlamenti Evropian në rezolutën kushtuar sulmit terrorist serb në veri të Kosovës i bën thirrje KFOR-it që në këtë plan “të përfshijë elementë të fuqishëm që mund të veprojnë si pengues ndaj përshkallëzimit të mëtejshëm të tenioneve.”

Rezoluta u kërkon shteteve anëtare të BE, “të vendosin trupa shtesë në veri të Kosovës dhe NATO-s të sigurojë që KFOR-i të ketë aftësitë e duhura për të monitoruar nga afër të gjithë veriun e Kosovës, kryer mbikëqyrje të vazhdueshme të rajonit dhe siguruar që çdo inkursion paraushtarak, sulm,veprim apo tentativë për rrëmbim të oficerëve kosovarë të zbatimit të ligjit të zbulohet menjëherë.”

Normalizim i marrëdhënieve Serbi-Kosovë

Për arritjen e këtij synimi rezoluta e PE u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të marrin pjesë në dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE “në mirëbesim dhe frymën e kompromisit për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve të tyre pa vonesa të mëtejshme, bazuar në parimin e ndërsjellë. njohjen dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.” Në rezolutë theksohet se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve „është thelbësor për përparimin e tyre drejt anëtarësimit në BE.

“Dështimi për të vepruar në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim për normalizimin e marrëdhënieve do të ketë pasoja për anëtarësimin e Serbisë dhe të Kosovës në BE.”

Parlamenti Evropian i bën thirrje BE të ndërmarrë „veprime në kuadrin e asistencës së para-anëtarësimit kundër atyre që nuk respektojnë marrëveshjet.”

Fjala është për Marrëveshjen e Brukselit të 27 shkurtit dhe Marrëveshjen e Ohrit të 18 marsit, të dyja të arritura këtë vit edhe “pse Serbia ka refuzuar t’i nënshkruajë ato,” thekson rezoluta e PE.

Në të i bëhet thirrje Kosovës të themelojë Asociacionin/Bashkësinë e Komunave me shumicë Serbe “pa vonesa të mëtejshme.

Rezoluta e Parlamentit Evropian përfundon me dënimin e përpjekjeve të vazhdueshme ruse për të ushtruar ndikim mbi Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Serbi dhe Kosovë duke shfrytëzuar ndarjet kulturore, etnike dhe fetare, destabilizuar forcat pro-demokratike” Ajo bën thirrje për një sqarim të plotë të rolit të mundshëm të Rusisë në sulmin që ndodhi në Banjska./DW

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img