Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare ku do të bëhet Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, 10:00)
Mbahet simpozium shkencor “50 vjetori i themelimit të grupit revolucionar të Kosovës. (Instituti Albanologjik (10:00)
Organizata “EC Ma Ndryshe” organizon aktivitetin “Electionville-Lojë për demokracinë dhe qeverisjen vendore”. (Kino Lumbardhi, Prizren (10:00)
Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës. 11:00)
Instituti i Kosovës për Drejtësi, i mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, publikon raportin “Drejtësia në sytë e qytetarëve: Raporti i Tretë për Monitorimin e seancave gjyqësore nga qytetarët”. (Hotel Emerald, 11:00)
Parlamenti Studentor prezanton rezultatet e hulumtimit lidhur me nivelin e kënaqshmërisë së studentëve me jetesën e tyre në konvikte dhe ushqyerjen në mensë (Salla e Senatit brenda hapësirave të Rektoratit të UP-së. (11:00)
Komuna e Klinës organizon Panairin e Produkteve Vendore, në kuadër të Festivalit Folklorik. “I këndojmë lirisë” (Sheshi Mujë Krasniqi, Klinë)
Komuna e Fushë Kosovës nderon shkrimtarin Ismail Kadare me titullin “Qytetar Nderi i Fushë Kosovës”. (Gjimnazi “Hivzi Sylejmani”, 11:30)
Mbahet konferenca shkencore “Mjekësia laboratorike moderne, ardhmëri e sigurt e diagnozës, prognozës dhe optimumit terapeurik”. (Hotel Garden, 14:00).