-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Çka ndodh nëse i hani dy banane në ditë?

Shumica e njerëzve “nuk kanë kohë” për të ngrënë shëndetshëm dhe kështu preferojnë të hanë më shumë ushqim të shpejtë se sa të shëndetshëm, përderisa konsumimin e frutave dhe perime e lënë pothuajse krejt anash.
Shkencëtarët dhe nutricistët nuk e kanë të qartë pse shumica e njerëzve preferojnë ushqim të tillë, kur dihet se ka ushqime të cilat na dhurojnë ushqyesit natyral të nevojshëm për funksionim më të mirë të sistemit trupor.
Bananet për shembull. Ato janë shumë të shijshme dhe të shëndetshme, për shkak se përmbajnë substanca të mira për shëndetin tonë, shkruan Gazeta Express.
Nutricistët thonë se vetëm një muaj pasi të keni ngrënë dy banane në ditë, shëndeti juaj do të përmirësohet dukshëm.
Ja pse:  Bananet përmbajnë shumë pak sodium, por shumë kalium, i cili është i domosdoshëm për rregullimin e shtypjes së gjakut dhe shëndetin e zemrës. Hulumtuesit kanë gjetur se konsumimi i përditshëm i bananeve mund të reduktojë rrezikun nga sulmi në zemër për 40%.
Nëse keni probleme me sistem të tretjes, si kapsllëk për shembull, hani pak banane. Ato janë një burim i shkëlqyer i fibrave dhe shpejt do të zgjidhin problemet tuaja me zorrët.
Ndjeheni të lodhur dhe të dobët? Bananet do të sigurojnë energjinë e nevojshme, dhe ato janë një zgjidhje e duhur para ushtrimeve. Atletët i mbajnë ato në çantë rregullisht, për t’i ngrënë para ushtrimeve.
Nëse trupi juaj ka nevojë për hekur, bananet mund t’ju ndihmojnë. Substancat që gjendet në banane stimulojnë prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës, dhe në mënyrë të konsiderueshme ndihmojnë njerëzit anemik.
Bananet janë shumë të mira kundër kollit dhe dhimbjeve të fytit!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img