1.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Buy now

spot_img

Çka na pret në vazhdim? Luftëra të reja apo..

Shkruan: Perparim Beqiri

Pas luftës Ukrainë-Rusi tani bota po përballet me një luftë tjetër në mes grupit Hamas dhe Izraelit.

Kjo luftë e fundit në mes Izraelit dhe grupit Hamas, ka marrë më shumë fokus nga ana ndërkombëtare.

Izraeli tani pothuajse është duke spastruar çdo gjë që i perkët Hamasit në qytetin Gaza, ku po mundohet që të shkatërroj tërësisht grupin e Hamasit.

E për të mos harruar luftën në Ukrainë, shteti i Finlandes ka marrë disa hapa të rëndësishëm për mos-konflikt ndaj Rusisë, duke mbyllur të gjithë kufijt me Rusinë.

Qeveria finlandeze kishte paralajmëruar të martën se po shqyrtonte mbylljen e kufirit me Rusinë, duke shprehur dyshime se Moska po përpiqej të destabilizonte vendin.

Ata po akuzojn Rusine se po lejon migrantët e paligjshëm të kalojnë kufirin mes dy vendeve.

Normalisht që një rrezik siç e parasheh edhe Vladimir Putin, tani është edhe Finlanda sipas tyre sepse dihet qe po ky shtet është antarsuar në NATO këtë vit dhe Putin njihet me dëshiren e tij të madhe që ka që të mbaj NATO-n sa më larg vendit të tij.

Lufterat në botë tanime po dalin jashta kontrollit, Izraeli tani gjindet ne lufte edhe me grupin Hizbullah në Liban dhe poashtu ka paralajmëruar shtetin iranian se edhe atyre do t’i vie koha për të dhënë llogari pasi që Irani haptazi ka përkrahur grupin Hamas.

Edhe zona e Ballkanit është e rrezikuar, ditë më parë presidenti i Ukrainës Vladimir Zelenskyy tha se Rusia dëshiron një luftë në Ballkan.

“Rusia mund të krijojë kriza të reja në Ballkan dhe Moldavi në mënyrë që të largojë vëmendjen e botës nga lufta në Ukrainë”

“Kini kujdes Ballkanin. Më besoni, po marrim informacione: Rusia ka një plan të gjatë. Lindja e Mesme, pastaj të paktën do të jetë Ballkani, nëse vendet e botës nuk bëjnë asgjë tani. Do të ketë një tjetër shpërthim të tillë”, shtoi Zelensky.

E në anën tjetër Turqia është duke neutralizuar caqet kurde në veri të Sirisë dhe Irakut, pasi sipas Erdogan nuk dëshiron të lejoj që të ketë më rrezik për Turqinë nga grupet kurde PKK dhe YPG.

Presidenti turk pas një vizite zyrtare në Gjermani theksoi edhe njëher se Izraeli sipas tyre është dhe mbetet një shtet terrorist, ku pas këtyre fjalëve shumë media gjermane e cilësuan si “fjalim skandal” nga presidenti turk.

Ai ritheksoi se Turqia nuk ka asnjë borxh ndaj popullit të Izraelit sic kanë shtetet tjera, duke thumbuar kancelarin gjerman Scholz pas Holokaustit të Gjermanisë Naziste ndaj popullit hebrenj.

Sipas shumë analistëve në gjithë botën, luftërat në secilën anë të botës mund të ndodhin nga çasti ne çast.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img