Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj u pyet në Frontal në T7 nëse shoku i tij i ngushtë dikur, kryeministri Albin Kurti, ka diçka që nuk dihet publikisht.
Molliqaj tha se për këtë e pyesin shpesh njerëzit.
“Shumë shpesh më pyesin njerëzit dhe unë nuk di që ka diçka që kish me qenë e rëndësishme për publikun”, tha ai, por nuk veçoi diçka.
I pyetur se a qesh Albin Kurti, kryetari i PSD-së u përgjigj kështu: “Për kriterin tem kesh më shumë sesa duhet. Kesh tepër bile”.