1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Çka janë kërcënimet hibride?

Ne jetojmë në kohën e kërcënimeve hibride. Jetojmë në periudhën kur këta akterë shtetërorë dhe jo-shtetërorë përdorin dobësitë e shoqërive dhe shteteve tona për të minuar demokracinë.

Kërcënimet hibride janë mënyra e re e luftës globale. Nuk thjeshtëzohet në kufijtë e shteteve. Targetojnë dobësitë e shteteve dhe shoqërive ndaj të cilave synohet influenca me qëllim të çorientimit të drejtimit të tyre.

Këto dobësi apo cenueshmëri mund të jenë të ndryshme që ekzistojnë në shoqëri të tilla. Këtu përfshihet edhe aktualiteti politik nëpër të cilin kalojnë vendet apo rajonet e caktuara, gjendja ekonomike, kujtesa historike, legjislacioni, ndarjet shoqërore, faktorët gjeostrategjikë, aspektet ideologjike, niveli i edukimit të përgjithshëm, apo cenueshmëri tjera.

Kërcënimet hibridie, si term, po ashtu i referohet metodave dhe mjeteve që një aktor shtetëror apo jo-shtetëror vendos në praktikë për të ndikuar apo forcuar ndikimin e vet, me qëllim të forcimit të interesave të veta, strategjive dhe qëllimeve dashakëqija.

Është luftë asimetrike. Definitivisht. Është luftë e gjeneratës së re, që vështirë se mund të parandalohet pa u shkaktuar fillimisht dëmet e para serioze.

Sikurse e ka përkufizuar “European Energy – Information Sharing & Analysis Centre (EE-ISAC)”, Kërcënimet Hibride mund të definohen si një kombim i aktiviteteve të dhunshme dhe subversive, metodave konvencionale dhe jo-konvencionale (sikurse metodat diplomatike, ekonomie dhe teknologjike), që përdoren në mënyrë të koordinuar nga aktorët shtetërorë dhe jo-shtetërorë për të arritur qëllime specifike, megjithëse mbeten nën pragun e luftës së shpallur zyrtarisht.

Infrastruktura kritike, përfshirë këtu edhe sektorin e energjetikës, kanë rol qendror në këtë lloj lufte të re, të pashpallur. Edhe NATO në konceptin e vet Strategjik ka përfshirë një formë të kërcënimeve hibride si kërcënime që mund të prekin deri në infrastrukturën kritike të shteteve, prosperitetin, sigurinë dhe stabilitetin Euro-Atlantik.

Asambleja Parlamentare e NATO-s, përkatësisht Komisioni për Dimensionin Civil të Sigurisë, në mars të vitit 2018, ndër të tjera në Raportin e draftuar mbi këtë fushë, thotë se përdorimi i teknikave hibride nga Moska as nuk janë të rastësishme dhe as nuk janë spontane. Kjo manifeston, sipas këtij raporti, një strategji të menduar mirë, të financuar mirë dhe të koordinuar.

Për më tutje, NATO ka themeluar Qendrat e Ekselencës për të përballuar kërcënimet hibride. Pra, ka ndërtuar mekanizma të rëndësishëm ndër-qeveritar për të aftësuar shtetet dhe shoqëritë (edhe jo anëtare të NATO-s) për të luftuar luftën e pashpallur. Autorët Eugenio Cusumano dhe Marian Corbe, vlerësojnë përgjigjen civilo-ushtarake ndaj këtyre kërcënimeve, duke rritur Qendrat e Ekselencës dhe duke zvogëluar strukturat formale në shtabin qendror të NATO-s.

Qendra Evropiane e Ekselencës Kundër Kërcënimeve Hibride, e themeluar në Helsinki të Finlandës, është një mekanziëm tjetër i rëndësishëm që bashkon 12 shtete (deri më tash) për të ngritur këto kapacitete. Sipas kësaj Qendre, Kërcënimet Hibride karakterizohen nga i) veprime të koordinuara dhe sinkronizuara; ii) aktivitete që zbehin kufijtë mes luftës dhe paqes; iii) influencimi i vendimmarrjes së shteteve për t’i shërbyer qëllimeve të influencuesve dashkakqëinj.

Në përgjithësi, ne jetojmë në kohën e kërcënimeve hibride. Jetojmë në periudhën kur këta akterë shtetërorë dhe jo-shtetërorë përdorin dobësitë e shoqërive dhe shteteve tona për të minuar demokracinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img