Në “Pressing” të T7, të hënën ka pasur debat të ashpër në mes gazetarit Ilir Mirena dhe Zgjim Hysenit nga PSD.
Hyseni tha se “fakti që VV-ja është duke qeverisur keq nuk nënkupton se qeverisjet e kaluara kanë qenë mirë”.
Në theks të veçantë Hyseni ka kritikuar procesin e privatizimit.
Por, Mirena i tha Hysenit se “kjo ka qenë propaganda e VV-së”.
Pjesë nga debati:
Hyseni: Qeverisjet e kaluara e kanë sjellë Kurtin në pushtet, këtë s’duhet me harru.
MIrena: E kanë pru rrenat, mashtrimet, propaganda e fëlliqur dhe investimet marramendëse Pse s’ke apliku ti me ble tokën në privatizim tokë bujqësore. Çka është ky rrëfim i poshtër që e keni kriju.
Hyseni: Mos e mbroj privatizimin në Kosovë, sepse është plaçkë. Ti po do me thënë se privatizimi ka qenë mirë.
Mirena: Po përfekt ka qenë.
Hyseni: Nashta për ty e për shokët e tu.
Mirena: Me kësi propagande e keni sjellë VV-në në pushtet. Ti ia ke mundësu me marrë 51%.