Site icon PrishtinaPress

Çka e ka Loredana Blerim Destanin?

Këngëtarja Loredana, e cila ka një martesë të dështuar me reperin kosovar Mozzik, ka qenë në fokus të mediave kohëve të fundit, sidomos kur postoi disa foto në Instagram dhe ajo puthte një vajzë

Por, tani ajo është përfolur pas një urimi që ia ka bërë aktorit Blerim Destani.

Destani festoi ditëlindjen e tij të 42-të dhe ai është i njohur më shumë si aktor showbizi dhe jo siç janë aktorët e teatrit në Kosovë.

Por, një urim për aktorin ra në sy. Ai ishte urimi që ia bëri atij reperja dhe këngëtarja Loredana Zefi.

“Gëzuar ditëlindjen shoku im më i mirë!’’, ishte urimi i saj.

Kujtojmë se Loredana e prezantoi të dashurën e saj në llogarinë e saj në TikTok, ku ajo shihet teksa shkëmben një puthje në buzë me një femër.

Exit mobile version