4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Çka duhet të dini për pickimin nga mushkonjat

Në stinën e verës me rritjen e temperaturave, shtohen edhe problematikat stinore që lidhen me shëndetin e njeriut. Një ndër to, është edhe pickimi nga mushkonjat të cilat janë aq të bezdisshme për shumë njerëz dhe të dëmshme gjithashtu.

Pickimet nga mushkonjat mund të shkaktojnë lloje të ndryshme reagimesh, të cilat mund të variojnë nga të lehta deri tek at o të rënda. Sipas bluzave të bardha, mushkonjat meshkuj janë të padëmshme dhe ushqehen vetëm me nektar dhe ujë ndërsa mushkonjat femra janë të etura për gjakun e njeriut, sepse marrin prej tij proteina të cilat janë të rëndësishme për rritjen e vezëve.

Kur pickon mushkonja femër, ajo injekton pak pështymë në gjak. Kjo pështymë në të vërtetë është shkaku kryesor përse shfaqet enjtje, skuqje si edhe kruarje, që shumica e njerëzve e përjeton pas pickimit. Ky reagim është i njohur si sindroma Skeeter e cila shfaqet shpesh te fëmijët, te pacientët me imunitet të dobët dhe te turistët të cilët kanë udhëtuar në ndonjë rajon të ri dhe janë ballafaquar me lloje të reja të mushkonjave.

Mjekët saktësojnë se ka shkaqe të ndryshme se si trupi i njeriut reagon ndaj pickimit të mushkonjës të cilat janë:

Reagimet alergjike -Mund të mos jeni në dijeni se keni alergji ndaj mushkonjave derisa të keni hasur një reagim të ashpër dhe gjithashtu do të përjetoni simptoma që mund të kërkojnë kujdes mjekësor nëse nuk jeni diagnostikuar me alergji ndaj mushkonjave.

Hipersensitiviteti ndaj pickimit të mushkonjave – Kjo është një gjendje e rrallë kur trupi i njeriut mund të zhvillojë flluska të mëdha në lëkurë. Simptomat mund të zhduken pas një episodi, por mund të kthehen në forma më të rënda.

Simptomat e sipërpërmendura janë si më poshtë:

– Anafilaksi
Në raste të rënda të një reaksioni alergjik ndaj pickimit të mushkonjave, mund të përjetoni anafilaksi. Kjo simptomë shfaq temperaturë të lartë, enjtje të gjuhës dhe buzëve, probleme me frymëmarrjen, fërshëllima në gjoks, kollë dhe në raste serioze deri tek epilepsia dhe fatalitete.

– Enjtje ekstreme
Zakonisht shfaqet një enjtje e vogël rreth zonës së pickimit. Nëse keni një reaksion alergjik, enjtja mund të pushtojë një pjesë të madhe të trupit rreth zonës së kafshimit.

– Nyjet limfatike të fryra
Nëse jeni alergjik ndaj pickimit të mushkonjave, sistemi limfatik mund të inflamohet. Kjo do të bëjë që nyjet limfatike të fryhen. Mund të ndjeni deimbje dhe ndjeshmëri të lokalizuar në zonë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img