-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Çka do t’i thotë Vuçiqi sot qytetarëve për marrëveshjen e arritur në Ohër?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar mbrëmë nga Ohri i Maqedonisë së Veriut se sot do t’i drejtohet publikut, ndërsa sipas raportimeve të Novostit, fjalimi i tij do të mbahet në orën 11:00.

Vuçiq ka deklaruar se në takimin në Ohër është arritur marrëveshje për disa pika, por nuk ka nënshkruar asgjë.

Siç theksoi ai do t’i prezantojë të gjitha pikat para qytetarëve dhe do t’u tregojë se çfarë është diskutuar në takimin që pati me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti ku u dakorduan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të mbështetur nga BE-ja, transmeton Klankosova.tv.

Vuçiq iu tha gazetarëve se plani i zbatimit “do të duhet të përmirësohet” dhe se pikat e dakorduara “do të bëhen pjesë e kornizës së negociatave për secilën nga palët”.

“Ne kemi arritur një lloj marrëveshjeje, kjo nuk do të jetë e gjitha, këto pak pika që kemi rënë dakord do të bëhen pjesë e kornizës së negociatave për secilën nga palët. Në një proces të gjatë dhe serioz, Këshilli Evropian do të vlerësojë se sa është bërë me planin e zbatimit, i cili do të duhet të zgjerohet, edhe pse nuk do të kisha problem nëse do të mbetet kështu”, tha Vuçiq.

Ai tha se në takimin e së shtunës “nuk ka nënshkruar asgjë” dhe ka vlerësuar se për Beogradin është shumë e rëndësishme që “formimi i Asociacionit të Komunave Serbe me shumicë serbe të jetë prioritet, në përputhje me marrëveshjen e arritur më parë në kuadër të dialogut. “.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img