Site icon PrishtinaPress

Çka çoi deri te zjarri te shtëpia në Prishtinë, Policia njofton për dyshimet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në rrugën “Shaban Polluzha” në Prishtinë.

Lidhur me rastin për Indeksonline është deklaruar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci njofton se dyshimet e para janë se, nga zjarri të jenë përfshirë disa mbeturina përpara një objekti të pabanueshëm.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 08:45, është pranuar informata për një zjarr në rrugën “Shaban Polluzha” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit si dhe zyrtarët e KEDS-it. Dyshimet e para sugjerojnë që nga zjarri të jenë përfshirë disa mbeturina përpara një objekti të pabanueshëm. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, tha Borovci.

Exit mobile version