0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Çka bëri që Prishtina dhe Parisi të ngjasojnë? (FOTO)

Parisi njihet si njëri ndër vendet që çdokush do të ëndërronte ta vizitonte.

E ta krahasosh Prishtinën me këtë vend evropian, do të ishte diçka e paimagjinueshme, por ja që dje ndodhi… ama jo për të mirë!

Parisi, ky vend i bukur romantik francez, ku shumë çifte i propozojnë partnerëve për martesë, u shndërrua kohëve të fundit në një vend “të pistë” me mbeturina të shpërndara rrugëve, që deri para pak kohësh ishin të pastra.

E një pamje të tillë e mori dje edhe Prishtina, ku rrugët e saj ngjasonin me ato të kryeqytetit francez, pra përplot me bërllok.

Pamja ishte e ngjashme, por shkaku i ndryshëm.

Në Prishtinë punëtorët e pastrimit e pezulluan punën për shkak të pagës së ulët e ata në Paris për shkak të mospajtimit për rritjen e moshës së pensionimit.

Mirëmbajtësit e kryeqytetit kosovar dolën në grevë, pasi kërkuan 70 euro më shumë në pagat e tyre mujore, si dhe kushte më të mira të punës. Kërkesa të cilave të hënën nuk iu dha drita e gjelbër, gjë që rezultoi në pezullim të punës të nesërmen nga kompania e pastrimit.

Pas pamjeve të tmerrshme të së martës, sot Komuna e Prishtinës njoftoi se ka arritur marrëveshje me punëtorët e “Pastrimit” që paga t’u rritet me nga 70 euro më shumë nga muaji i ardhshëm.

Ndërkaq, nëpër rrugët e Parisit deri tani janë grumbulluar mbi 5,600 tonë mbeturina, pasi punëtorët e pastrimit nisën grevën pas propozimit të qeverisë për të rritur moshën e pensionimit nga 62 në 64 vjet. Me reformat e reja, mirëmbajtësve të rrugëve në Paris, i bie që nga mosha 57-vjeçare, sa ishte mosha e pensionimit për këtë sektor, të dalin në pension në moshën 59-vjeçare, gjë e cila për ta është e papranueshme.

Në Prishtinë u gjet zgjidhja që kryeqytetit t’i kthehet “pastërtia”, por se a do të ndodhë e njëjta gjë së shpejti edhe me Parisin, mbetet të shihet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img