Site icon PrishtinaPress

City kërkon transferimin e Kovacic, kroati shihet si zëvendësues i Gundogan

Ilkay Gundogan do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni si futbollist i lirë, pasi gjermanit i skadon kontrata me kampionin në fuqi të Anglisë.

Te City tanimë janë dorëzuar për ta mbajtur Gundoganin në skuadër, pasi gjermani ka refuzuar disa oferta për rinovimin e kontratës.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e tij dhe duket se e kanë gjetur atë te rivali i Ligës Premier, Chelsea.

Mateo Kovacic është objektivi kryesor i Manchester City për repartin e mesfushës si zëvendësuesi adekuat i Gundogan.

Menaxherët e futbollistit kanë udhëtuar drejt Londrës dhe e kanë njoftuar Chelsean se duan ta largojnë klientin e tyre në verë nga Stamford Bridges.

Te Chelsea nuk janë kundër largimit të kroatit dhe tanimë i kanë bërë të qartë menaxherëve të lojtarit se duan 30 milionë euro për ta lënë atë të lirë.

28-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në verën e vitit 2024, derisa që pesë vite është pjesë e klubit londinez.

Kovacic këtë edicion ka zhvilluar 33 ndeshje me fanellën e Chelseat ku ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në një tjetër.

Exit mobile version