Manchester City ka mposhtur Manchester United me rezultat 3-1 në ndeshjen e xhiros së 12-të të Premierligës.
“Qytetarët” kaluan të parët në epërsi me golin e Davi Silva në minutën e 12-të të ndeshjes.
Rezultatin e dyfishoi Sergio Aguerro në minutën e 48-të të ndeshjes me një gol shumë të bukur.
United u kthye në lojë në minutën e 58-të me goline Martial nga penalltia.
Por City shënoi përsëri me Gundogan katër minuta para përfundimit të ndeshjes.
Me këtë fitore, Manchester City vazhdon të jetë në pozitën e parë me 32 pikë, dy më shumë se Liverpool dhe katër më shumë se Chelsea.