Site icon PrishtinaPress

City 170 milionë euro për Hazardin

Manchester City është i gatshëm të ofrojë 170 milionë euro për të siguruar shërbimet e Eden Hazardit, raporton Sunday Mirror.

Në garë për shërbimet e yllit belg është edhe Real Madridi, që në verë kërkon ta rifreskojë skuadrën dhe pritet të ketë aktivitet të madh në afatin kalimtar, transmeton Koha.net.

City ishte në garë për Alexis Sanchezin por kishte refuzuar të paguante pagën e lartë të kilianit dhe ishte tërhequr nga gara, ndërsa për Hazardin beson se përfaqëson vlerë më të madhe dhe Pep Guardiola është i gatshëm ta transferojë atë.

Exit mobile version