5.7 C
Pristina
Wednesday, January 8, 2025

Buy now

spot_img

Çitaku, VV-së: Mund të ikni nga debatet, por jo nga 9 shkurti

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka komentuar një pretendim i cili po thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të bojkotojë tri emisione debatuese në tri televizionet më të mëdha të vendit deri në zgjedhje: emisionin Rubikon të Klan Kosovës, atë Pressing të T7 dhe Debat Plus të Dukagjinit.

Çitaku ka thënë se VV mund t’u ik debateve dhe ballafaqimeve në studio, por nuk mund t’i ikë 9 shkurtit.

“VV mundet me vendosë me i ikë debatit në studio televizive. Por, VV nuk mundet me i ikë 9 shkurtit”, ka thënë Çitaku.

Media “Nacionale” raportoi sot, duke u thirrur në burime të mirëinformuara, se Vetëvendosje ka marrë vendim për të bojkotuar hapur tri emisionet e sipërpërmendura.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img