Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është në panik.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, ajo ka shkruar se “askush nuk i ka amnistuar kriminelët në veri”, derisa Kurti lartësoi me dedikim të veçantë “njeriun kryesor për vrasjet në veri të Mitrovicës”.
“E tash, kur po ju dalin në sipërfaqe koordinimet e fshehta me Milanin, mundoheni me hedhë hi syve”, ka shkruar tutje ajo.
Në fund, Çitaku ka thënë se kjo “nuk kalon”.
Postimi i plotë:
LVV është në panik!
Në vitin e tretë të qeverisjes, në mungesë të rezultateve, vazhdojnë me avazin e vjetër. Shpifin.
Jo, askush nuk i ka amnestuar kriminelët që kanë vrarë në veri. Përkundrazi, Lideri i juaj përgjegjësin kryesor për vrasjet në veri të Mitrovicës e ka lartësuar me dedikim të veçantë.
Dekonstruktimi i videos së fundit propagandistike shpalosë vetëm një të vërtetë: Jeni në panik. Pa rezultate në qeverisje. Pa zgjidhje për asnjë problem. Pa aleat. Të vetmuar.
E tash, kur po ju dalin në sipërfaqe koordinimet e fshehta me Milanin, mundoheni me hedhë hi syve.
Ncuk. Nuk kalon.