0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku-Trumpit: Jam ambasadorja e shtetit më proamerikan në botë! (Foto)

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, është takuar me Presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, e cila ishte pjesëmarrëse në një ngjarje të organizuar nga kabineti i Trump në prag të inaugurimit të tij President.

Ajo ishte ndër të paktët nga përfaqësuesit diplomatikë që pati rastin ta njoftojë personalisht Trump-in për Kosovën dhe popullin e saj pro-amerikan.

“Mbrëmje e mrekullueshme në darkën speciale të organizuar nga Komiteti i Inaugurimit të Presidentit të zgjedhur, Donald Trump, për komunitetin diplomatik”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në Facebook.

Pos Trumpit, Çitaku është takuar edhe me disa nga personat kryesorë të qeverisë së re amerikane.

“Pata rastin të flas shtruar me presidentin e zgjedhur, Trump, me të nominuarin për Sekretar Shteti, Rex Tillerson dhe këshilltarin për Siguri, Michael Flynn. U thash se jam një ambasadore krenare e vendit më pro-amerikan në botë”.

TEMAT:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img