0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku tregohet e sinçertë: Nuk i kemi numrat për rrëzimin e kësaj qeverie

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në një intervistë për lajmi.net ka folur rreth mundësisë së rrëzimit të kryeministrit Albin Kurt inga pushteti.

Për këtë çështje ajo u tregua realiste duke thënë se nuk i kanë numrat e nevojshëm për ta rrëzua këtë qeveri, shkruan lajmi.net.

“Duhet të jemi realist, ne do të donim të i kishim numrat e nevojshëm në Parlamentin e Kosovës, mirëpo ne numrat nuk i kemi”, tha ajo.

Madje ajo dha edhe një shifër se sa deputetë ka opozita në vend.

“Tërë partitë opozitare së bashku kanë 40 deputetë”, theksoi ajo.

E për krejt zhvillimet në veri të vendit që po i bënë shefi aktual i qeverisë, nënkryetarja e PDK’së thotë se po e bënë për ti mbuluar dështime në qeverisjen aktuale.

“E tërë kjo situatë në veri, i ka ndihmuar kryeministrit të i mbulojë të gjitha dështimet në vend në qeverisjen e brendshme”, tha ajo

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img