0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku: Serbia e di çka sjellë përballja me NATO-n

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas lajmeve për grumbullimin ushtarak të Serbisë në afërsi të linjës administrative kufitare me Kosovën.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çitaku ka thënë se Serbia e ka humbur luftën me Kosovën në vitin 1999 dhe se ajo e di se çka sjellë përballja me NATO-n.

Serbia e ka humbur luftën me Kosovën në vitin 1999.  Serbia e di çka sjellë përballja me NATO-n.  Përderisa Serbia dëshprimisht dhe pasukseshëm po mundohet t’i rikthejë betejat e humbura në të kaluarën, ne si Kosovë duhet të përqëndrohemi në sfidat e vitit 2023.   Konsolidimin e shtetësisë, fuqizimin e aleancave me SHBA dhe BE, Partneritetin për Paqe me NATO, mbrojtjen e minoriteteve”, shkroi ajo.

Serbia e ka humbur luftën me Kosovën në vitin 1999. Serbia e di çka sjellë përballja me NATO-n. Përderisa Serbia…

Posted byVlora Çitakuon Saturday, September 30, 2023

Ndryshe, zhvendosja e forcave serbe përgjatë kufirit me Kosovën, është pritur me shumë shqetësim nga aleatët ndërkombëtarë.

Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, u pyet nëse ky grumbullim i trupave ushtarake pranë kufirit është sinjal se Serbia po përgatitet për ndonjë pushtim ushtarak.

“Po e shikojmë, po e vëzhgojmë. Por, qëllimin [e grumbullimit të trupave ushtarake serbe] nuk mund ta them tani”, tha ai.

Ndërsa, Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i bëri thirrje Serbisë të shtunën ta ndalë menjëherë zhvendosjen e ushtrisë përgjatë kufirit me Kosovën dhe t’i tërheqë trupat e vendosur deri tani.

Reagim pati edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë të cilët i bënë thirrje Sërbisë që të reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën pa vonesë.

Dislokimi i trupave serbe përgjatë kufirit me Kosovën vjen pas sulmit të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Për këtë sulm Kosova ka fajësuar Serbinë, por kjo e fundit ka mohuar çdo përfshirje.

Përgjegjësinë për organizimin e sulmit e mori Milan Radoiçiq, nënkryetar i deritashëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img