-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku: Rrugëtimi im kish me qenë shumë më i lehtë sikur unë të kisha qenë burrë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka shpalosur jetën e saj krejtësisht ndryshe nga politika dhe nga aktivitetet politike.

“Gjithmonë ndjejë kënaqësi që të jem pjesë e platformave mediatike, të cilat synojnë të sjellin më shumë normalitet, njerëzillëk, edhe qeshje. Sepse është bërë shumë toksike kjo bota jonë mediatike” ka thënë për fillim nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Çitaku: Rrugëtimi im kish me qenë shumë më i lehtë sikur unë të kisha qenë burrë

“Gruaja në politikë, duhet me mësu për 10 për me marrë një 6. Duhesh me qenë e përkryer, gabimet nuk të falen, pritjet janë shumë më të mëdha” ka potencuar Çitaku.

Në një bisedë ndryshe, Çitaku ka bërë të ditur se edhe në politikë e ndjenë peshën e gjinisë.

“Unë kam besu, mendu. Nëse unë dështoj. Nëse unë gabojë. Nuk kam me u gjyku vetëm unë, jo veç unë me u dënu. Kanë me u dënu krejt gratë. Dhe krejt gratë kanë me pagu një çmim” .

Ajo me nostalgji e rikujton kohën kur e ka ndihmuar nënën e saj për kujdesjen e motrave më të vogla, ndërsa si puna e parë që ajo ka bërë ka qenë “puna me gazetarët e huaj që kanë ardhur të mbulojnë dhe të raportojnë për luftën në Kosovë”.

Tutje ajo ka theksuar se si gjenerata e saj janë “produkt i rrethanave” dhe se kanë përjetuar sfida, dilema, probleme përtej tyre.

Çitaku ka krahasuar kohën se kur ka lindur ajo dhe se si janë fëmijët në ditët e sotme.

Tutje ajo ka bërë të ditur rreth botës së fëmijëve të sotme, duke thënë se ” fëmijët rriten pa këto mure, pa këto paragjykime, pa ndjenjën e inferiotetit, ndihen të barabartë dhe flasin disa gjuhë që nga 3-4 vite”.

Vlora Çitaku ndjehet e lumtur që është edhe deputete që ka nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Për fuqinë e shtetit amerikan, Çitaku ka cituar se “Amerika në fundamentin e saj e ka Lirinë, Barazinë, Kërkimin e Lumturisë dhe Mirënjohjen për gratë dhe burrat”.

Ndërsa për inspirimin e saj në politikë, ajo ka përmendur disa emra të grave shqiptare, duke e quajtur edhe inspirim dhe motivim për të vazhduar tutje.

“Fotografi të grave shqiptare që më kanë frymëzuar mua. Aty ka qenë mësuesja e parë, mjekja e parë, Shotë Galica, Nënë Tereza, Mbreteresha Teutë, Flora Brovina. Plotë gra që për mua kanë qenë model frymëzimi, dhe sa herë jam ndjerë që mu po më bëhet e padrejtë. E kam porosit një kafe, nashta edhe mka dalë naj lot,e kam mshelë derën edhe kam fol me ato portrete, me ato fotografi”, ka shtuar ajo.

Ndërsa, tutje bisedës së saj ajo ka shtuar se gjëja më e vështirë që të tjerët e kanë thënë për të është “tradhtare”.

“Tradhtare, që e ka tradhtu Kosovën”. /Dukagjini

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img