0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku reagon për rastin e Marigonës: Nuk pata forcë me lexu deri në fund aktakuzën, nuk mjafton dënimi i kriminelëve

Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë aktakuzën e cila është ngritur dje për rastin e vrasjes së Marigona Osmanit nga Ferizaj. E për të cilën i dyshuar është bashkëjetuesi i saj, Dardan Krivaça.

Aktakuza përmbante detaje të rënda. Për këtë ka reaguar Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ajo ka thënë se “nuk mjafton dënimi i kriminelëve”, referuar Dardan Krivaçes e Arbër Sejdiut. 

Postimi i plotë:

Nuk pata forcë me e lexu deri në fund aktakuzën e cila e përshkruante vrasjen makabre të Marigonës.
Drejtësia nuk mjafton. Nuk mjafton dënimi i kriminelëve.

Kjo vrasje të na shërbejë si këmbanë për ta luftuar e çrrënjosur një mentalitet i cili gruan e godet çdo ditë, në shtëpi, në punë, në hapsirën publike, e qe besa edhe në hapsirat virtuale.

Dhimbje e trishtim pafund.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img