3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku reagon pas videos: VV është në panik, ujë në mulli të Vuçiqit po dërgon vetë Albin Kurti

Përmes një videoje, Lëvizja Vetëvendosje ka goditur partitë opozitare pasi PDK mori vendim për shkëputje të komunikimit me Kurtin dhe Osmanit, ndërsa LDK për bojkotim të mbledhjeve të kryesisë së Kuvendit.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas videos kësaj video. Çitaku vlerëson se sanksionet ndaj Kosovës janë në interes të Serbisë dhe se sipas saj “ujë në mulli të Vuçiqit po dërgon vetë Albin Kurti, me qasjen e tij aventureskë e të papërgjegjshme”.

Ajo shprehet se për zgjedhje të reja PDK është gati.

Postimi i saj i plotë:

VV është në panik!

S’ju ka mbetur tjetër përveç videove me propagandë, shpifje e thjeshtëzime banale.

Ujë në mulli të Vuçiçit po dërgon vetë Albin Kurti, me qasjen e tij avantureske e të papërgjegjëshme.

Interes i kujt, pos i Serbisë, është sanksionimi i Kosovës nga aleatët e armiqësimi ynë me gjithë botën?

Interes i kujt është pushtimi i mediave botërore me tituj që e përshkruajnë Kosovën si vatër krize, të polarizuar nga brenda e të izoluar nga jashtë?

Ndërkohë për zgjedhje të reja, jemi gati që sot. Mos u tutni.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img