Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili shpërndau një shkrim fyes ndaj Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Çitaku ka thënë se një ofendim i tillë është i papranushem dhe në kushte normale ndëshkohet.
“Me përdorë një gjuhë të tillë fëmijët në shtëpi, prindërit ua tërhjekun vërejtjen, e në shkollë e merr 1sh në sjellje.” – ka shkruar ndër të tjera ajo.
Shkrimi i saj:
Pra, zv Ministri i Drejtësisë shpërndanë gjuhë fyese, kërcënuese dhe poshtëruese ndaj prokurorisë së Republikës.
Me përdorë një gjuhë të tillë fëmijët në shtëpi, prindërit ua tërhjekun vërejtjen, e në shkollë e merr 1sh në sjellje.
Ja kush po i udhëheqë institucionet e Kosovës sot.
Kjo mendësi merr fund me 9 Shkurt.
#Mamirë