Site icon PrishtinaPress

Çitaku: Qeveria po i cenon vlerat e gazetarisë

Të hënën në Prishtinë u protestua kundër vendimit për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

E për këtë në Edicionin Special në Klan Kosova, ka folur nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Ajo tha se qeveria po i cenon vlerat e gazetarisë.

“Kjo është forma më brutale e luftës kundër lirisë së shprehjes. Dhe pa informatë, pa lajme, pa media të lira, demokracia nuk funksionon, demokracia nuk funksionon në errësirë”, tha Çitaku në Klan Kosova.

Exit mobile version