Nënkryetarja e PKD-së, Vlora Çitaku, në një postim në Facebook ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka mbetur qe afër 3 muaj pa ministër, derisa ka pyetur se “kush mban përgjegjësi për këtë”.
Ajo tha se Qeveria nuk ka plan, vizion dhe njerëz, ndërsa tha se opozita e mediat “janë armiq të pushtetit?”.
“Qe afro tre muaj Kosova nuk ka Ministër të Shëndetësisë. Kush mbanë përgjegjësi për këtë? Opozita? Mediat? ”armiqtë e pushtetit”? Qeverisje pa plan, pa vizion, pa njerëz”, ka shkruar ajo në Facebook./Prishtinapress/
Postimi i plotë: