1.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku prezanton heroin e panjohur të pavarësisë së Kosovës

Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, ka shpërndarë një fotografi gjatë festimeve që po mbahen në Washington për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Në një postim në rrjetin social Facebebook, Çitaku ka përmendur një person (Josh), për të cilin thotë se ka luajtur rol të rëndësishëm në pavarësinë e Kosovës, edhe pse sipas saj, për kosovarët është i panjohur.

“Josh është një hero i panjohur i pavarësisë sonë. Ai ka luajtur një rol kyç. Kur të shkruhet historia, edhe emri i tij do të jetë aty. Kosovarët do të mësojnë për të nëpër libra. Josh, jam shumë krenare që jam shoqja jote”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Në ndërkohë, edhe Josh i ka kthyer një koment ambasadores Çitaku, duke filluar në gjuhën shqipe “Faleminderit shumë”.

“Faleminderit shumë, zonja ambasadore! Jam krenar që jam shok i Kosovës dhe shoku juaj. Kudo që jam, çfarëdo pune që të bëj, do të punoj për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve tona TË PAVARURA. Dhjetë vjet më parë ne bëmë diçka të madhe! Po shoh përpara për më shumë kujtime e shoqëri së bashku”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img