-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku për vdekjen e Ahtisaarit: Ata që e kanë njohur do ta kujtojnë gjithmonë

Ish-ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku ka reaguar pas vdekjes së ish-presidentit finlandez Martti Ahtisaari, shkruan Gazeta Demos.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook e ka quajtur atë si njeri të urtë dukse theksuar se ata që e kanë njohur nga afër do ta kujtojnë.

“Ata që e kanë njohur nga afër do ta kujtojnë gjithmonë si ndërmjetës të drejtë, të mbrehtë, dhe me sens të jashtëzakonshëm humori”, ka shkruar Çitaku.

Postimi i plotë i saj:

I urti, Presidenti Ahtisaari paska ndërruar jetë.

Ata që e kanë njohur nga afër do ta kujtojnë gjithmonë si ndërmjetës të drejtë, të mbrehtë, dhe me sens të jashtëzakonshëm humori.

Menjëherë pasi fitoi çmimin Nobel për Paqe në vitin 2008, në një intervistë në CNN u pyet për planin e tij për Kosovën.
Gazetari amerikan ishte kurioz se si pavarësia e Kosovës na qenka zgjidhje e duhur, meqë, sipas gazetarit, një plan i tillë nuk ishte kompromis, por përmbushje e aspiratës së njërës palë në konflikt.

“ Dëgjo, kur një hajn ta vjedhë kuletën, ti nuk i kërkon atij vetëm gjysmën e parave, e kërkon shumën e plotë. Për më tepër, kërkon që
hajni të ndëshkohet” u përgjigj Ahtisaari.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img