8.6 C
Pristina
Monday, March 31, 2025

Buy now

spot_img

Çitaku për shtrenjtimin e energjisë elektrike: Është bërë barrë e papërballueshme!

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Çitaku shkroi se rritjet e çmimeve janë bërë barrë e papërballueshme.

“Kosova, viti 2025 – vendi ku jetesa po bëhet luks! Rritje pas rritjeje! Çmimet e produkteve më elementare – vezë, bukë, perime, ujë – po arrijnë majat. Energjia elektrike? Është bërë barrë e papërballueshme. Në çdo shtëpi ndjehet frika e faturës së ardhshme”, shkroi Çitaku, transmeton Klankosova.tv

Tutje, ajo shtoi se kjo qeveri është arrogante dhe e shurdhër, duke nënvizuar se janë larg nga realititeti.

“Dhe në këtë realitet të zymtë, kush është në krye? Një kastë qeverisëse e izoluar nga realiteti. Jo vetëm e paaftë për të adresuar hallet e përditshme të qytetarëve, por edhe arrogante, shurdhe.  “Let them eat cake,” po thotë qeveria – me përbuzje, sikur po jetojmë në ndonjë pallat, jo në varfëri. Kjo nuk është më qeverisje – kjo është tallje me qytetarin. Dhe durimi ka kufi. Ndryshimi nuk vjen duke heshtur”, shkruhet ndër të tjerash në reagimin e Çitakut. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img