Site icon PrishtinaPress

Çitaku për njohjen nga Sudani: Lajm i mirë për të gjithë, hap drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar

Vlora Çitaku, deputete e re e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, ka mirëpritur njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Sudanit, duke thënë se kjo përbën një hap drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.

Nënkryetarja e PDK-së ka theksuar edhe se kjo njohje është një lajm i mirë për të gjithë.

‘‘Njohja nga Sudani përbën edhe një hap drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Ky është një lajm i mirë për të gjithë.

Rritja e numrit të njohjeve është jetike për konsolidimin e pozitës së Kosovës në skenën globale, dhe ky proces bëhet më i lehtë kur punojmë së bashku me miqtë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë”, ka thënë ajo.

Exit mobile version