Site icon PrishtinaPress

Çitaku për ngjarjet në veri: Ambasadori amerikan na nxori nga gremina me fytyrë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka folur në lidhje me situatën e krijuar dy ditë më parë në veri të vendit.

Në “Info Magazinë” është shprehur se ambasadori amerikan na nxori nga gremina.

“Kosova nuk ka aleatë më të fuqishëm dhe më të besueshëm se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po e ripërsërisë e pamë edhe para dy netësh, ambasadori amerikan na nxori nga gremina dhe na nxori me fytyrë si vend”, tha ajo.

Tutje, Çitaku tha se shpreson që mesazhet e administratës amerikane të jenë kuptuar drejtë.

“Unë shpresoj që bartësitë e institucioneve tona, edhe presidentja edhe kryeministri t’i kenë kuptuar drejtë, qartë dhe saktë mesazhet e administratës amerikane, shpresoj që të përfshihen përgjegjshëm dhe sinqerisht në dialog. Situata si kjo që pamë para dy ditësh, mund të përsëriten prapë dhe do të përsërite prapë deri në ditën kur ne nuk e kemi një marrëveshje gjithpërfshirëse me njohjen reciproke në qendër”, u shpreh tutje ajo.

Exit mobile version